PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Partia e Qendrës rreshtohet pro NATO-s: Më mirë me shokë se sa vetëm

, ,

Ministrja e financave Annika Saarikko, njëherësh kryetare e Partisë së Qendrës konfirmoi mbështetjen e saj për anëtarësimin e Finlandës në NATO, në përditësimin e saj në Twitter.

– Unë mbështes anëtarësimin e Finlandës në NATO. Bota ka ndryshuar. Nuk mund të qëndrojmë në vend. Me shokë është më mirë se sa vetëm. Zgjidhja nuk do të ishte kundër askujt. Është për Finlandën dhe finlandezët. Për lirinë dhe sigurinë, shkruan Saarikko.

Deri më tani, shumë ministra të qeverisë nuk kanë dashur të shprehin një qëndrim të qartë për anëtarësimin e mundshëm të Finlandës në NATO.

Partia e Gjelbërt  nga radhët e qeverisë dhe Partia e Koalicionit Kombëtar nga radh¨¨et e opozitës janë shprehur deri tani publikisht pro anëtarësimit në NATO.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *