PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Policia po heton kërcënimin e votuesve në qytetin e Turkut

,

Departamenti i Policisë së Finlnadës Juglindore ka nisur hetimet mbi shkeljet e ligjit zgjedhor në Varissuo, Turku.

Departamenti i policisë mori një ankesë se banorëve në lagjen lindore të qytetit iu është bërë presion për të dhënë votën e tyre për njërin nga tre kandidatët për zgjedhjet komunale që garojnë për një vend në Këshillin e Qytetit Turku.

Çështja po hetohet paraprakisht për tri shkelje të ligjit elektoral. Asnjë zyrtar zgjedhor nuk dyshohet për keqbërje.

Turun Sanomat shkroi se ka mësuar se përpjekjet për të detyruar njerëzit të votojnë dhe të ndikojnë në vendimet e tyre të votimit kanë qenë në shënjestër të njerëzve me prejardhje të huaj në qendrën e votimit në Bibliotekën Varissuo. Ilkka Sepponen, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve komunale në Turku, i tha Ilta-Sanomat se njerëz me prejardhje të huaj janë parë të bërtasin në afërsi të qendrës së votimit.

“Është një situatë e vështirë nëse dikush bërtet në Somali. Zyrtarët e zgjedhjeve nuk mund të tregojnë se për çfarë po bërtasin,” tha Sepponen për mediat.

Departamenti i Policisë së Finlandës Jugperëndimore kujtoi në njoftimin e tij për shtyp se të gjithë kanë të drejtë të ushtrojnë, ose të mos ushtrojnë, të drejtën e tyre për të votuar sido që të duan. Përdorimi i kërcënimeve për të ndikuar në votimin e një individi tjetër është i ndaluar sipas kodit penal dhe mbart një dënim që varion nga gjobë në dy vjet burg.

Policia gjithashtu u kërkoi njerëzve të paraqiten dhe të denoncojnë këto veprime të paligjshme.

Periudha e votimit në advancë për zgjedhjet komunale filloi në 26 maj dhe përfundon në 8 qershor. Dita e zgjedhjeve është 13 qershor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *