Policia Sekrete e Finlandës – Supo tha sot se kërcënimi më i madh nga Rusia drejt Finlandës për momentin është se rusët mund të sulmojnë infrastrukturën kritike, si sistemet e shpërndarjes së energjisë ose ujit të pijshëm.
Sulmet e mohimit të shërbimit dhe shkeljet e hapësirës ajrore të Finlandës kanë ndodhur qysh prej shpërthimit të luftës në Ukrainë. Megjithatë, këto do të quheshin të vogla, në krahasim me një sulm ndaj një infrastrukture të madhe dhe kritike.
– Rusia ka treguar në të kaluarën se është e aftë për sulme të tilla në shkallë të gjerë. Rusia goditi shpërndarjen e energjisë elektrike të Ukrainës 5-6 vjet më parë, thotë Antti Pelttari, shefi i Policisë së Sigurisë, në një intervistë për MTV News.
– Supo dhe të gjitha autoritetet që mbajnë infrastrukturën kritike duhet të sigurohen që sistemet e mbrojtjes të jenë në rregull, që janë bërë përditësime dhe se është bërë çdo përpjekje për të siguruar që një sulm i tillë të mos ketë sukses në Finlandë.
Rusia kërko të ndikojë në vendimmarrjen për NATO-n
Sipas vlerësimit të Supo, Rusia ka interes të përpiqet të ndikojë në vendimmarrjen e Finlandës në lidhje me NATO-n. Rusia e shikon aplikimin e mundshëm të Finlandës në NATO si një gjë negative.
– Finlanda duhet të përgatitet nëse Rusia do të përpiqet të bëjë diçka të keqe, për shembull përmes sulmeve kibernetike.
– Qëllimi i tyre është të ndikojnë në atmosferën e diskutimit me anë të informacioneve frikësuese, ose të helmojë publikun me informacione negative për vendimmarrësit, tregon Pelttari për disa lloje disinformimesh që pritet të ndodhin.
Rezerva treditore për çdo familje
Gjithashtu, Supo i bën thirrje çdo qytetari të luftojë dhe të përgatitet për kërcënimet e mundshme.
Është e rëndësishme që qytetarët të jenë të aftë për të bërë një lexim kritik të informacionit që iu ekspozohet. Akoma më e rëndësishme është përgatitja konkrete, pra blerja e rezervave në shtëpi.
“Do të ishte mirë që të gjithë të kishim një emergjencë 72 orëshe në shtëpi për ushqime, ujë dhe gjëra të tjera, që të mund të jetonim pa energji elektrike dhe pa lidhje telekomunikacioni (internet, sherbim telefonik) për të paktën 72 orë”, këshillon Pelttari.
Leave a Reply