PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Policia vihet në gatishmëri. Kërcënime ndaj sigurisë dhe jetës së policëve

,

Policia finlandeze ka rritur sot masat e sigurisë pothuajse në të gjitha stacionet e policisë në mbarë vendi. Në një deklaratë për mediat të Drejtorisë së Policisë nuk jepen detaje, por njoftohet për rritjen e gatishmërisë dhe të kujdesit në mbarë vendin.

Në Helsinki dhe në Tampere media ka njoftuar se janë parë makina të blinduara në hyrje të stacioneve të policisë. Me sa duket kërcënimi ka të bëjë drejtpërdrejt me oficerët e policisë, të cilët janë në ndeshje të përditshme me krimin dhe në ruajtje të sigurisë publike.

Ende nuk dihet nëse kërcënimet kanë të bëjnë me ngjarjen e fundjavës së shkuar. Protesta e fundit anti qeveritare me përdorimin e makinave për bllokimin e kryeqytetit kaloi me përplasje mes policisë dhe protestuesve. Rreth 80 prej tyre u ndaluan dhe u shoqëruan në rajonet e policisë.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *