Pika e shërbimit të Kela-s në Myyrmäki – Vantaa ka vendosur të ndryshojë orarin e shërbimeve për qytetarët. Qendra njoftoi se duke filluar nga e marta e 1 marsit do të jetë e hapur nga ora 12 pasdite deri në 3 pasdite gjatë ditëve të javës.
Sipas Kelës, shërbimi në orët e mëngjesit do të braktiset për shkak se transaksionet tashmë janë të fokusuara pasdite dhe gjithnjë e më shumë klientë i trajtojnë përmes telefonit dhe online çështjet e tyre me Kela-n.
Zyra e Kela-s do të vazhdojë të jetë e hapur paradite për ata që i kanë caktuar takimet paraprakisht. Me këtë ndryshim, disponueshmëria e orarave për takime premtohet të përmirësohet.
Leave a Reply