PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Prej sot, ndalohet me ligj duhanpirja në këndet e lojërave dhe plazhet publike

, ,

Duke filluar nga dita e sotme, ligji i ri ndalo pirjen e duhanit në këndet e lojërave dhe plazhet publike. Megjithatë, ndalimi i pirjes së duhanit në plazhet publike vlen vetëm gjatë stinës së verës, nga fillimi i majit deri në fund të shtatorit.

Qëllimi i ndryshimit është të mbrojë kryesisht fëmijët nga efektet e dëmshme të tymit të duhanit.. Përveç kësaj, ekziston një dëshirë për të reduktuar mbeturinat dhe dëmet mjedisore të shkaktuara nga pirja e duhanit.

Nga sot është ndaluar me ligj edhe vendosja e produkteve të reja në treg që u mundësojnë konsumatorëve të ndryshojnë shijen e duhanit. Të tilla janë, për shembull, kartat e shijes që konsumatori mund t’i vendosë brenda një kuti cigaresh për të ndryshuar shijen. Aditivët japin shijet e çokollatës, luleshtrydhes dhe mentolit, ndër të tjera.

Megjithatë, produktet që janë tashmë në dyqane dhe magazina mund të shiten deri në fund të prillit të vitit të ardhshëm. Në kuadër të reformës gjithëpërfshirëse të Ligjit për Duhanin, të zbatuar nga viti 2016, tani ndalohet përdorimi i aromave dhe shijeve artificiale në cigare, në pakot e duhaneve me të dredhur dhe tek lëngjet e cigareve elektronike.

Në të ardhmen, ata që prodhojnë dhe importojnë produkte të mbuluara nga Ligji i Duhanit do të duhet të paguajnë një tarifë kontrolli vjetore tek Valvira, Agjencia e Licencimit dhe Mbikëqyrjes Sociale. Pagesa bazohet në vëllimet e shitjeve të produktit. Të ardhurat e marra do ta bëjnë kontrollin e produktit më efikas.

Në fillim të majit të vitit të ardhshëm do të hyjnë në fuqi rregulloret për harmonizimin e paketimit të produkteve. Prodhuesit e produkteve të duhanit nuk do të lejohen më të markojnë produktet e tyre.

Ligji kërkon që prodhuesit të heqin logot nga paketimi i produktit. Qëllimi i ligjit të miratuar nga Parlamenti është të zvogëlojë atraktivitetin e produkteve të duhanit, veçanërisht në sytë e të rinjve.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *