PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Presidenti i ardhshëm. Finlandezët preferojnë Rehn ose Haavisto

,

Finlandezët duket se janë të qartë se kush janë kandidatët më të mirë për të cilët ata do të donin të votonin në zgjedhjet presidenciale të 2024. Ndryshe nga preferencat në qeveri ku dominojnë gratë, shumica preferojnë që presidenti i ardhshëm të jetë burrë.

Ilta Sanomat publikoi sot një sondazh ku janë rezultatet e votimit të të anketuarve për 44 kandidatë të mundshëm nga parti të ndryshme. Mes tyre janë kryeministrja aktuale, ministra, parlamentarë dhe eksponentë të njohur politikë në vend.

Sipas sondazhit, dy kandidatë të mundshëm presidencialë mund të fillojnë tashmë të ndezin motorët e fushatës: Olli Rehn i Partisë së Qendrës) dhe Pekka Haavisto i të Gjelbërve.

38 përqind e finlandezëve thanë se mund të votonin si për Rehn ashtu edhe për Haavisto. Kreministrja Sanna Marin dhe ministrja e Arsimit Li Andersson kanë vetëm 28 përqind mbështetje.

Në Finlandë presidenti zgjidhet me votim të drejtpërdrejtë nga populli për një mandat 6 vjeçar dhe zgjedhjet e ardhshme pritet të zhvillohen në fillim të 2024

Rehn ështe guvernatori aktual i Bankës Kombëtare Finlandeze. Ai është i njohur ndërkombëtarisht si eurodeputet dhe komisioner i Bashkimit Europian në sektorë të ndryshme nga viti 2004 deri në 2014, si edhe ministër e parlamentar në Finlandë. Rehn është i njohur edhe në Shqipëri, pasi mbulonte nga afër hapat e progresit të vendit tonë drejt Bashkimit Europian.

Haavisto është gjithashtu një politikan i njohur në Finlandë i angazhuar për çështjet e mjedisit dhe mbrojtjen e natyrës. Ai ka shërbyer për rreth 30 vite në portofole të ndryshme ministrore dhe si parlamnetar. Aktualisht është ministri i Jashtëm i Finlandës. Parlamenti e hetoi vitin e shkuar pasi opozita pretendoi se ai kishte shkelur ligjin dhe kushtetutën kur udhëhoqi operacionin humanitar për rikthimin e fëmijëve finlandezë të mbetur në kampet e luftës në Siri.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *