PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Presidenti “mbeti” në telefon më liderët botërorë. Finlanda ndërmjetëse mes SHBA-ve dhe Rusisë

, ,

A është Finlanda një ndërmjetës mes fuqive të mëdha për shmangjen e luftës në Ukrainë dhe frenimin e Rusisë në ambicjet e saj për të zgjeruar territoret e veta? Komunikimet e shumta të Presidentit të Finlandës Sauli Niinistö me liderët më të fuqishëm botërorë në muajin e fundit të bëjnë të besosh se ka diçka të vërtetë në këto zhvillime. Presidenti i Finlandës është i vetmi lider perëndimor që ka ruajtur kontaktet e tij me Presidentin Vladimir Putin, pasi Rusia aneksoi Krimenë.

Komunikimet e Presdentit Ninistö me homologët e tij Presdentin amerikan Biden dhe Presidentin rus Putin ndodhën edhe dhjetorin e kaluar, pak ditë para se drejtuesit e dy fuqive të mëdha zhvilluan një bisedë telefonike të drejtpërdrejtë mes tyre.

Sërish u përsërit e njëjta gjë kësaj jave. Niinisto flet së pari me Biden dhe pastaj telefonon Putin. Agjencitë e inteligjencës flasin për të dhëna se Rusia realisht po përgatitet të sulmojë Ukrainën në një kohë të shkurtër.

Presidenti Niinistö kohët e fundit ka diskutuar në mënyrë aktive sigurinë evropiane dhe situatën në Ukrainë me liderët botërorë. Më poshtë është edhe një përmbledhje e takimeve e përgatitur nga e përditshmja Ilta Sanomat.

  • Më 8 dhjetor, Niinistö u takua me kryeministren suedeze Magdalena Andersson.
  • 13 dhjetor. Bisedë telefonike me U.S. Presidenti Joseph Biden. Tema kryesore e diskutimit ishte situata në Ukrainë.
  • Më 14 dhjetor, një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin. Niinistö shprehu “shqetësim serioz” për situatën në Ukrainë.
  • Më 15 dhjetor. Bisedë telefonike me Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian.
  • Më 20 dhjetor, Niinistö pati një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
  • Më 30 dhjetor, Niinistö pati një bisedë telefonike me presidentin portugez Marcelo Rebelo de Sousa.
  • Më 6 janar, Niinistö pati një bisedë telefonike me kryeministren suedeze Magdalena Andersson.
  • Më 7 janar, Niinistö pati një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
  • Më 7 janar, Niinistö foli në telefon me kryeministrin norvegjez Jonas Gahr Støre.
  • 16 janar Bisedë telefonike me presidentin francez Emmanuel Macron.
  • Më 18 janar. Biden telefonon Niinistö. Presidentët diskutuan sërish situatën e sigurisë në Evropë dhe tensionet në kufijtë e Ukrainës. Debati u nis nga Shtetet e Bashkuara.
  • Më 21 janar Niinistö zhvilloi bisedë telefonike me Putin. Presidentët diskutuan sigurinë evropiane dhe situatën në Ukrainë. Telefonata u nis nga Finlanda.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *