PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Presidenti Niinistö: Jam shumë i shqetësuar për kërcënimin e luftës

, ,

Presidenti i Republikës Sauli Niinistö thotë se është shumë i shqetësuar për kërcënimin e luftës në Ukrainë. Në një intervistë për gazetën suedeze, Dagens Nyheter, ai sheh dy mundësi për vazhdimin e konfliktit.

– Unë shoh dy opsione. E para është se lufta do të shpërthejë në Ukrainë, edhe pse tashmë kemi luftë në një shkallë tjetër. Një tjetër opsion është që gjërat të vazhdojnë si më parë, gjë që do të rrisë tensionet në rajon.

Niinistö deklaron se sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës do të çonte në mënyrë të pashmangshme në sanksione të ashpra në shkallë të gjerë, të cilave Rusia do t’i përgjigjej me kundërsanksionet e veta.

– Po, atëherë do të vendosim sanksione. Dhe ato do të jenë të ashpra, kjo është mjaft e qartë. Por këto do të na ndikojnë edhe ne, pasi Rusia ka të ngjarë të vendosë kundërsanksionet e veta, thotë Niinistö. Ai përmend dialogun aktiv si mënyrën më të mirë për të shmangur luftën.

Në intervistë, Niinistö thekson edhe të drejtën e shteteve të pavarura, që të vendosin vetë nëse do të aplikojnë apo jo për anëtarësim në një institucion. Edhe në situatën aktuale ai nuk e konsideron të rrezikshëm aplikimin për anëtarësim në NATO.

Presidenti i Republikës nuk sheh një situatë në të cilën rajonet e Finlandës dhe Suedisë do të përfshiheshin në konflikt.

– Është fare e qartë se tensionet po rriten. Megjithatë, nuk kam frikë se do të ketë rrezik për ne dhe se rusët do të vinin me tanke. Unë nuk besoj në një kërcënim ushtarak për Finlandën dhe Suedinë, thotë Niinistö.

Megjithatë, ai konsideron se kërcënimet e mundshme hibride janë pothuajse më të rrezikshme se lufta tradicionale.

– Ato janë pothuajse më të rrezikshme se armët tradicionale, sepse është shumë e vështirë t’i gjurmosh se kush po i përdor. Është e vështirë të mbrohesh kundër diçkaje që nuk e di qartazi se nga vjen.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *