PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Qendra bën rokadën. Amatori i teatrit zgjidhet Ministër i Kulturës

,

Partia e Qendrës vendosi sot të propozojë Antti Kurvinen, si Ministër i Shkencës dhe Kulturës. Kurvinen po kryen mandatin e dytë si deputet i parlamentit, i zgjedhur nga Ostrobothnia Jugore

Gjatë konferencës për shtyp ai e cilësoi veten, një mik i bejsbollit dhe amator i teatrit.

Antti Kurvinen, 34-vjeçar ka përfunduar studimet Master i Drejtësisë, dhe ka udhëhequr Grupin Parlamentar të Qendrës që nga fillimi i mandatit aktual parlamentar.

Kurvinen është nga Ostrobothnia, i lindur në Ylihärmä dhe i zgjedhur për herë të parë në Këshillin e Qytetit të Kauhava në 2013. Ai kryesoi Forumin Rinor të Qendrës 2009-2013.

Ai nuk ka ndonjë formim apo arsimim aktual në fushën e kulturës, por Kurvinen thotë se që nga fëmijëria ai është përfshirë në aktivitete teatrore amatore të klubit të të rinjve dhe se ai ka ndjekur sporte, veçanërisht bejsboll.

Kryetarja e qendrës, Annika Saarikko, e përshkroi Kurvinen si një person me të cilin nuk pajtohet gjithmonë, por i beson gjykimit dhe aftësive të tij.

Sipas informacionit të Yle, emrat e preferuar në zëvëndësimin e tij në krye të grupit parlamentar janë nënkryetarja aktuale e grupit, deputetja e mandatit të parë Eeva Kalli dhe deputeti i mandatit të dytë Juha Pylväs. Gjithashtu emri i Mikko Savola përmendet në diskutime.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *