Ministria e Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë ka publikuar sot vendimin për të braktisur nivelet e emergjencave, (nga 1 tek 3) që kërkonin prej qeverisë marrjen e masave kundër virusit në shkallë kombëtare.
Kjo është bërë sepse kërcënimi i një përshpejtimi të papritur të epidemisë është zhdukur, thotë Satu Koskela, Shef i Departamentit në Ministrinë e Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë.
Tani, autoritetet rajonale mund të heqin kufizimet për t’iu përshtatur situatës së sëmundjes në qytetet, apo rajonet që kanë nën administrim
Për shembull, hapësirat publike si muzeumet dhe bibliotekat mund të rihapen për sa kohë që numrat e përdoruesve janë të kufizuar në gjysmën normale. Aktivitetet për të rriturit në palestra gjithashtu mund të hapet.
Kufiri i tubimit rritet nga gjashtë në dhjetë persona. Distancat e sigurisë ende duhet të ruhen.
Informacionet rreth kufizimeve apo lehtësimeve sipas rajoneve mund të shihen në këtë adresë interneti:
https://avi.fi/en/services/businesses/guidance-and-advice/restaurants-and-coronavirus
Leave a Reply