PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Qeveria: Nuk ka rritje të re të taksave për karburantet. Alternativë – subvencionet direkte

, ,

Sipas ministrit të Financave, vendimet për objektivat klimatike duhet të kenë parasysh edhe situatën ku ndodhemi.

Ministrja e Financave Annika Saarikko tha për Yle se është gati të kërkojë zgjidhje rajonale për rritjen e çmimeve të energjisë.

Ajo premton se nuk do të ketë rritje të reja taksash për karburantet gjatë këtij mandati parlamentar.

– Njerëzit duhet të vazhdojnë normalisht, të jenë në gjendje të shkojnë në punë me makinën e tyre, thotë Saarikko.

– Në zonat rurale, ku qytetarët janë të detyruar të përshkruajnë distanca të gjata, situata është dukshëm më e keqe se në qytetet e mëdha. Në një mënyrë shumë të frikshme ndikimi i rritjes së çmimit të energjisë po shfaqet edhe në sektorin e prodhimit, tha ajo.

Sipas Saarikko, zgjidhjet rajonale mund të ndihmojnë në frenimin e çmimeve të energjisë. Në Finlandë është folur më së shumti për çmimin e benzinës, por në Suedinë fqinje, subvencionet e energjisë janë përqendruar në ngrohje dhe energji elektrike.

– Kemi një problem përballlë, përmasat e të cilit nuk i dimë ende. Ndihet ndryshe në vende të ndryshme. Zgjidhja mund të jenë kompensime të ndryshme, subvencione direkte – sikurse zbritjet e çmimeve. Nga ana tjetër, zgjidhjet mund të gjenden përmes taksimit. Duhet të jemi të përgatitur edhe për faktin se problemi i çmimit të lartë të energjisë dhe karburanteve do të kalojë në çmimin e ushqimit, tha Saarikko.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *