Kandidatja e Partisë së Koalicionit Kombëtar (NCP) Anna-Kaisa Ikonen do të bëhet kryebashkiakja e re e Tamperes, pasi një rinumërim të hënën pasdite zbuloi se NCP e ruajti distancën me Partinë Social Demokratike (SDP) me 15 vota.
Parlamentarja Ikonen ka shërbyer edhe më herët si kryetare e Bashkisë së Tamperes midis 2013 dhe 2017 dhe tani do të zëvendësojë në këtë detyrë socialdemokratin Lauri Lyly.
Lyly dhe SDP kërkuan rinumërim, ndërsa rezultatet e dy forcave më të mëdha politike në vend erdhën në një diferencë të ngushtë me vetëm 26 vota.
Kryeministrja Sanna Marin ishte në listën e kandidatëve të rajonit të Tamperes. Pavarësisht se rezultoi kandidatja më e votuar në rang kombëtar, kjo nuk mundi t’i ruajë partisë së saj drejtimin e Tamperes, një prej tre qendrave më të mëdha industriale të Finlandës.
Leave a Reply