Një i huaj humbi jetën në një ekspeditë gjuetie me qentë e racës Huskey, pasi saji i tërhequr nga qentë u përplas me një pemë në Rovaniemi të mërkurën.
Departamenti i Policisë Lapland u informua në mëngjes për aksidentin e rëndë. I huaji ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga aksidenti. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes., pa dashur të komentojë më tej.
Ende nuk dihet nëse viktima ishte një turist apo ndoshta një punonjës i ardhur në Finlandë. Laplanda dhe Rovaniemi kanë një numër të madh punëtorësh të huaj.
Ngjarje të ngjashme janë shumë të rralla. Megjithatë, vitet e fundit ka pasur disa aksidente fatale në turizmin e Laplandës, kryesisht në safari me motor dëbore.
Aksidenti i fundit i safarit me huskey regjistrohet nga viti 2005. Në atë kohë, dy adoleshentë të rinj italianë mbetën nën një tren që vinte nga veriu në një vendkalim të pambrojtur në Tornio.
Leave a Reply