PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Rusia fut ushtrinë në Ukrainë. Niinistö: Është vetëm fillimi i lojës së Putin

, ,

Presidenti rus Valdimir Putin urdhëroi mbrëmë ushtrinë ruse të futet në Ukrainë, pasi njohu pavarësinë e dy republikave në rajonin e Donbas, të vetëshpallura nga seperatistët e mbështetur prej tij. Në një fjalim që shokoi botën e qytetëruar, Putin tha se këto janë historikisht territore të Rusisë të dhuruara padrejtësisht nga Lenini.

Putin tha se Ukraina e ka dorëzuar pavarësinë e vet tek Perëndimi dhe Rusia do të mbrojë popullin e vet nga masakrat. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyi hodhi poshtë pretendimet dhe tha se Ukraina nuk do t’i japë asgjë askujt dhe deklaratat ruse nuk kanë ndryshuar kufinjtë e vendit të tij.

Të gjitha vende perëndimore e kanë dënuar ashpër vendimin e Rusisë që shkel ligjet ndërkombëtare, integritetin e Ukrainës dhe marrëveshjen e Minskut, duke lënë të kuptohet se tani fillojnë sanksionet e ashpra.

Presidenti i Finlandës, Sauli Niinistö i dënoi ashpër veprimet e Rusisë dhe paralajmëroi se kjo ështe pjesë e një loje që Putin do të vazhdojë në dëm të Ukrainës, duke paralajmëruar se planet dhe orekset ruse për territoret e fqinjit të tij janë më të mëdha.

Të hënën në mbëmje Putin nuk dha detaje se në çfarë hapësirash dhe kufinjsh i njeh Donetsk dhe Luhansk. Të dyja rajonet rebele në kushtetutat e tyre pretendojnë se territoret e tyre zgjaten edhe brenda Rusisë.

Ushtraie Ukrainës kontrollon pjesën më të madhe të Donbas, ndërsa rebelët pjesën më lindore të saj.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *