Mbrojtja e shumë finlandezëve nga vaksina kundër koronavirusit tashmë ka filluar të zbehet, por vlefshmëria e certifikatës së koronës ende nuk është vendosur.
Mika Pihlajamäki, arkitekte e të dhënave në Departamentin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies, thotë se disa korniza kohore tashmë dihen.
– Certifikatat e vaksinimit janë të kufizuara në një periudhë teknike prej 12 muajsh.
Premtohen ndryshime në situatën aktuale.
– Ka një propozim nga Komisioni i BE-së për të kufizuar periudhën e vlefshmërisë së certifikatës së vaksinimit në nëntë muaj, por kjo ende nuk është vendosur nga Këshilli i BE-së, pra nuk është në legjislacion.
Ka periudha të ndryshme vlefshmërie për certifikatat e koronavirusit, thekson Pihlajamäki.
Po përse aktualisht përcaktohet një vit periudha e vlefshmërisë së certifikatës së vaksinimit?
Kjo është për shkak të vlefshmërisë së kufizuar të nënshkrimit dixhital të certifikatës. Njësoj sikur vizat e udhëtimit që jepen për një kohë të kufizuar.
Prandaj, pasaporta e koronavirusit kërkon një mbulim të plotë me vaksina, një test negativ të Covid 19 brenda 72 orëve ose dëshmi që ke kaluar sëmundjen e koronavirusit.
Institucioni i Sigurimeve Shoqërore të Finlandës, ose Kela, që është përgjegjës për zbatimin teknik të pasaportës së koronavirusit nuk jep një opinion për periudhën e saktë të vlefshmërisë së një certifikate vaksinimi. Mia Mustonen nga Kela, institucioni që ofron edhe shërbimet e Kanta, është e vetëdijshme se mund të vijnë ndryshime në periudhën e vlefshmërisë së certifikatës së vaksinimit.
– Është një çështje thjesht mjekësore deri në të cilën vlerësohet se sa do të zgjasë mbrojtja nga vaksina. Tani po shqyrtohet edhe në nivel të BE-së, thotë Mustonen. Finlanda do të zbatojë vendimin që do të merret nga Këshilli i Bashkimit Evropian.
Leave a Reply