Kryeministrja Sanna Marin njoftoi sot në Twitter se është infektuar me koronavirus.
– Mbrëmë isha me temperaturë dhe në mëngjes kam bërë testin shtëpiak të koronës, i cili rezultoi pozitiv, njoftoi kryeministrja.
– Simptomat janë të lehta dhe jam mirë. Unë kam bërë teste të rregullta në shtëpi për shkak të shumë udhëtimeve. Testet e mia në fillim të kësaj jave kanë qenë negative.
Nesër, kryeministrja kishte në plan të marrë pjesë në kremtimin e 100-vjetorit të Åland në Mariehamn, por kjo duket e pamundur tashmë.
Leave a Reply