PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Sëmuret kryeministrja Marin. Testi shtëpiak i koronavirusit rezultoi pozitiv

,

Kryeministrja Sanna Marin njoftoi sot në Twitter se është infektuar me koronavirus.

– Mbrëmë isha me temperaturë  dhe në mëngjes kam bërë testin shtëpiak të koronës, i cili rezultoi pozitiv, njoftoi kryeministrja.

– Simptomat janë të lehta dhe jam mirë. Unë kam bërë teste të rregullta në shtëpi për shkak të shumë udhëtimeve. Testet e mia në fillim të kësaj jave kanë qenë negative.

Nesër, kryeministrja kishte në plan të marrë pjesë në kremtimin e 100-vjetorit të Åland në Mariehamn, por kjo duket e pamundur tashmë.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *