PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Shkon në 14 milionë Euro ndihma finlandeze për Ukrainën

, ,

Ndihma e Finlandës për Ukrainën arrin në 14 milionë Euro, bashkë me katër milionë Euro ndhma që u u dhanë në fillim të muajit. Dhjetë milionët  e tjerë që vendosi qeveria sot do të shpërndahen si më poshtë:

• 6.7 milionë euro shtesë janë rezervuar për ndihmën humanitare. Prej tyre 3.7 milionë euro përmes Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët dhe 3 milionë euro përmes Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK).

• 3.3 milionë euro nga fondet e zhvillimit do të transferohen në “Fondin e Partneritetit për Ukrainën Rezistente”. Mbështetja totale e Finlandës për fondin tani arrin në 4.3 milionë euro. Fondi do të mbështesë shoqërinë civile dhe qëndrueshmërinë e pushtetit vendor.

Finlanda ka mbështetur Ukrainën me një total prej 86 milion gjatë viteve 2014-2022. Është dhënë mbështetje për projekte, aktivitete të organizatave ndërkombëtare, ndihma humanitare dhe për të dërguar ekspertë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *