PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Shqiptarë në Helsinki, votoni Saranda Dedollin: 780

, ,

Shqiptarët në Helsinki kanë një mundësi të artë që nesër të votojnë për të dërguar një shqiptare në këshillin e qytetit. Saranda Dedolli është gjenerata e parë e shqiptarëve të lindur në Finlandë, që nuk e fsheh krenarinë për origjinën e prindërve të saj. Kur e pyet thotë qartazi se “jam shqiptare nga Kosova e lindur ne Finland”.

Saranda është nënë e dy fëmijëve dhe e dashuruar me profesionin e saj, si punonjëse sociale. Ambicjet e saj janë t’i shërbejë komunitetit shqiptar, emigrantëve, sidomos familjeve të reja. Ajo ka një njohje të thellë të nevojave të nënave të reja dhe një model t’i ndihmojë ato të integrohen.

Por, në Finlandë ajo njihet edhe si shkrimtare. Blogu i saj (https://www.sarandadedolli.com/) ku shkruan në gjuhën finlandeze, sikurse e pohon vetë, ka qenë tepër i vizitueshëm dhe fitimprurës kur ajo ishte edhe më aktive. Aftëstë e saj në të shkruar janë mbresëlenëse.

Interesante ështe se në platformën e saj ajo e shikon shumë të rëndësishme mbështetjen e sipërmarrësve të vegjël, kategori ku përfshihet shumica e shqiptarëve që po ndërtojnë ditë pas dite dhe hap pas hapi një emër të nderuar për komunitetin shqiptar në Finlandë.

Më poshtë është intervista e saj dhënë për Panalbanian.com

1) Pse vendose të kandidosh për këshilltare nga radhët e Partisë së Gjelbërve?
Nga aktivitetet e mia të hershme qysh si fëmijë, shkrimet/libri i botuar si e rritur, më ka shtyrë të jem e gatshme të radhitem në përgjegjësitë që i ofron Partia e Gjelber.

2) A mendon se një emigrante në keshillin e qytetit ka hapësirën e nevojshme për të ndryshuar gjëra në favor të komunitetit?

Patjetër mendoj se në politikën komunale roli i komunitetit shqiptar është i domosdoshëm në bashkëpunim.

3) Çfarë mendon se i nevojitet komunitetit shqiptar në Helsinki dhe si mendon ta zgjidhesh?

Unë do të doja t’u ofroja mundësi në burimet e nevojshme, shërbime dhe mbështetje shëndetësore, në spitalet e lindjes, në punësim, mbrojtjen e fëmijëve si dhe arsimimin me cilësi më të mirë në fëmijërinë e hershme, ku edhe profesioni im si punonjëse sociale ofron ligjin e së drejtës për mundësi. Njëkohësisht mbështetje për sipërmarrësit e vegjël në rrugën e integrimit të vërtetë dhe të suksesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *