Çfarë do të bëjmë nëse Rusia sulmon? Kjo pyetje është bërë nga shumë finlandezë gjatë dy javëve të fundit. Çdo familje duhet të ketë stokun (rezervat) e vet të urgjencës që mjafton për 72 orë. Çfarë duhet tjetër, përveç supës me bizele të konservuar dhe një elektrik dore me bateri rezervë?
Lufta e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës dhe pamjet e lajmeve nga një vend në kaos kanë bërë shumë finlandezë të mendojnë për gatishmërinë personale nëse do të sulmoheshim.
– Kur vjen kriza e luftës, është e rëndësishme që secili individ t’ia dalë vetë për disa ditë. Shoqëria funksionon më mirë nëse qytetarët janë pak të edukuar dhe nuk telefonojnë menjëherë 112 kur nuk ka ujë në tualet, thotë Sekretarja e Përgjithshme Pia Lindell nga Shoqata e Grave për Përballimin e Emergjencave.
Autoritetet rekomandojnë që të gjitha familjet të kenë një rezervë emergjence në shtëpi që zgjat tre ditë (72 orë). Furnizimet përfshijnë ujin, ushqimin, ngrohjen dhe mundësinë për marrjen e informacionit në një situatë ku shpërndarja e energjisë elektrike ndërpritet.
Uji. Nevojitet për higjienën personale, për të shpëlarë tualetin dhe ujin e pijshëm (2 litra / person / ditë).
Ushqimi. Kanaçe (kuti metalike) dhe ushqime që qëndrojnë pa u prishur në frigorifer dhe jashtë frigoriferit. Çdo gjë nuk mund të jetë ushqim rezervë, por ju mund dhe duhet të përdorni ushqimin që është në shtëpi, veçanërisht atë që e keni në ngrirje.
Sobë (furnellë, shpuret) me gaz ose skarë me gaz, si edhe një bombol gazi nëse dëshironi të përgatisni ushqim të nxehtë. Shkrepëse.
Radio me bateri + bateri. Nevojitet për informacion. Pa internet, radioja është burimi i vetëm i informacionit.
Elektrik dore + bateri.
Paratë e gatshme (cash). Nuk është e mundur të paguani me kartë bankare ose të tërhiqni para nga një makinë shitëse pa energji elektrike.
Medikamente dhe produkte higjienike, pajisje të ndihmës së parë.
Batanije, çanta gjumi dhe rroba të ngrohta. Ndërtesat e banimit ftohen në 1-2 ditë pa ngrohje. Të gjitha burimet e nxehtësisë përveç një oxhaku kanë nevojë për energji elektrike për të funksionuar.
Faqe të dobishme në internet:
www.martha.fi/vardagskunskap/sa-har-kan-du-bidra-just-nu
https://72timmar.fi/
www.kodinturvaopas.fi/onnettomuudet/72-tuntia-varautumiskonsepti/
https://www.ready.gov/kit
Leave a Reply