PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Sot, Banka Nordea me probleme. Zbrazen dhe zhduken llogaritë e klientëve

, , ,

Disa klientë të Bankës Nordea sot kanë vënë re se gjendja e llogarisë së tyre duket të jetë zero dhe pagesat nuk ka qenë te suksesshme. Disa llogari janë zhdukur plotësisht.

Është bllokuar edhe identifikimi në bankingun online. Sipas Nordea, sot mund të ketë ndërprerje në përdorimin e llogarive.

“Po punohet për korrigjimin sa më të shpejtë të situatës”, thuhet në deklaratën e bankës.

Hera e fundit që pati një ndërprerje të madhe në shërbimet e Nordeas ishte në fund të marsit.

Në këtë rast, ID-të e bankës së Nordeas ose aplikacioni i kodit PIN nuk mund të përdoren për të vërtetuar në banking online ose celular.

Kjo ndërprerja preku gjithashtu hyrjen e bankave të tjera në shërbimet e Nordea.

Nordea nuk ka komentuar nëse ky ishte një sulm refuzimi i shërbimit., ose ndryshe thënë një sulm i kryer nga hakerat.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *