PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Sot mbahen zgjedhjet lokale. Vendvotimet mbyllen në ora 20:00

,

Finlanda po mban sot zgjedhjet lokale. Pavarësishtse jemi në një situatë pandemie më të relaksuar qoftë nga rastet dhe kufizimet, kudo po mbikëqyren me rreptësi masat e kujdesit, si veshja e maskave dhe ruajtja e distancës.

Një e treta e elektoratit, ose 33 përqind, apo një milionë e gjysmë qytetarë kanë votuar para ditës së zgjedhjeve, duke përdorur votimin paraprak.

Në zgjedhjet e mëparshme komunale në vitin 2017, përqindja e votimit paraprak ishte 26.6.

Më shumë se 35,000 kandidatë po garojnë për këshillat këtë vit. Numri është rritur me disa mijëra krahasuar me zgjedhjet e mëparshme komunale në 2017.

Vendvotimet do të mbyllen sot në orën 20:00.

Një numër i vogël kandidatësh i përkasin anëtarëve të komunitetit shqiptar dhe Panalbanian.com iu këshillon të gjithë bashkëatdhetarëve të orientojnë votën drejt kandidatëve shqiptarë.

Ata që janë në karantinë duhet të marrin leje nga mjeku për të shkuar në qendrat e votimit dhe duhet të kontaktojnë komisionerët në qendrat e votimit. Të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë në qendrën e votimit mund të marrin një shoqërues me vete. Ky nuk mund të jetë as kandidati dhe as një i afërm i tij.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *