PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

SOTE detyron finlandezët të shkojnë sërish në zgjedhje në 2022

,

Përplasjet mes qeverisë dhe opozitës rreth kësaj reforme kanë të bëjnë kryesisht me statusin e ardhshëm të kompanive publike që do të ofrojnë shërbimet

Finlanda po planifikon të mbajë zgjedhjet rajonale në fillim të vitit të ardhshëm. Komisioni Parlamentar i Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë përfundoi raportin e tij mbi reformën SOTE, e cila do të miratohet në Parlament para pushimeve të verës. Kjo do të thotë që zgjedhjet provinciale do të mbahen në Finlandë vitin e ardhshëm.

Kryetari i komisionit, Markus Lohi, konfirmoi në konferencën për shtyp se do të synohet që të gjitha hapat të hidhen sipas parashikimeve.

Reforma SOTE parashikon një revolucion në ofrimin e shërbimeve sociale dhe shëndetësore, duke e kaluar varësinë nga bashkitë e vogla tek një administrim pak më i gjërë. Nga 309 bashki në mbarë vendin SOTE synon ta përqëndrojë administrimin në 21 rajone përkujdesjeje, që do të menaxhojnë fondet dhe shërbimet. Qyteti i Helsinkit mbetet një njësi e pavarur.

Zgjedhjet e para në Janar 2022

Në të ardhmen, 21 rajonet, Qyteti i Helsinkit dhe Grupi HUS, do të jenë përgjegjëse për shërbimet e kujdesit shëndetësor, social dhe shërbimet e urgjecës. Këto zona apo rajone formohen kryesisht në bazë të ndarjes aktuale të provincave dhe administrimi i tyre bazohet drejtpërdrejt në demokracinë përfaqësuese, dmth. ato do të kenë një këshill rajonal të zgjedhur.

Këshilli rajonal zgjidhet nga zgjedhësit e çdo province në zgjedhjet rajonale. Sipas propozimit të qeverisë, zgjedhjet e para rajonale do të mbahen në fund të janarit 2022 dhe më pas zgjedhjet do të mbaheshin në të njëjtën kohë me zgjedhjet lokale.

Zgjedhjet e para provinciale mund të mbahen jo më herët se gjashtë muaj pas miratimit të legjislacionit përkatës.

Legjislacioni mbi reformën pritet të hyjë në fuqi që nga muaji tjetër. Sipas propozimit të qeverisë, zgjedhjet e para rajonale duhet të mbahen sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që t’u jepet këshillave të zgjedhur kohë e mjaftueshme për t’u përgatitur për hyrjen në fuqi të reformës aktuale SOTE, e cila është planifikuar për në Janar 2023.

Sipas planit të paraqitur në shkurt të vitit të kaluar, secili rajon do të ketë zonën e vet elektorale dhe bashkitë nuk do të kishin vende kuotash në këshill. Madhësia e këshillit të provincës do të përcaktohet nga popullsia, por do të ketë së paku 59 vetë.

Sidoqoftë, vetë rajoni mund të vendosë për një këshill më të madh. E drejta për të votuar dhe për të garuar për zgjedhje do të përcaktohet në të njëjtën mënyrë si në zgjedhjet lokale. Për këdo qytetar do të jetë e mundur të kandidojë njëherësh pa pengesa në zgjedhjet lokale, rajonale, parlamentare dhe Evropiane.

Një institucion i ri administrimi zgjedhor i quajtur Komisioni Rajonal i Zgjedhjeve do të krijohet me këtë rast.

Projektligji pritet të kalojë për votim javën e ardhshme në senacë plenare te parlamentit. Përplasjet mes qeverisë dhe opozitës rreth kësaj reforme kanë të bëjnë kryesisht me statusin e ardhshëm të kompanive publike që do të ofrojnë shërbimet. Koookomus kërkon që ato të privatizohen.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *