PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Statistikat: Sa fituam realisht gjatë 2021. Kush paguhet më shumë dhe më pak në Finlandë

, ,

  • Inflacioni i çmimeve të konsumit është përshpejtuar

Nga Artur Kopani

Statistikat shtetërore të Finlandës raportuan se indeksi i nivelit të fitimeve që përshkruan rritjen e fitimeve nominale të punonjësve të rregullt dhe me kohë të plotë u rrit me 2.4 për qind në korrik-shtator 2021 krahasuar me periudhën korresponduese të një viti më parë.

Fitimet reale u rritën me 0.2 për qind krahasuar me tremujorin e tretë të një viti më parë. Rritja reale e të ardhurave është ngadalësuar në vitin 2021, pasi inflacioni i çmimeve të konsumit është përshpejtuar, thuhet në studimin e publikuar sëfundmi.

Nga ana tjetër, statistikat e Finlandës tregojnë një diferencë të madhe mes të ardhurave në sistemin e pagave në Finlandë. Kjo ështe e vërtetë si për sektorin privat edhe për atë shtetëror, ku bëjnë pjesë edhe sistemi i pagave të bashkive (komunave). Postet administrative menaxheriale janë ndër më të mirëpaguarat, dhe me afër tyre janë mjekët që janë në drejtimin e klinikave private apo shtetërore.

Fitimet më të larta mujore

Drejtuesit e lartë të kompanive, bashki – 8,745 €

Menaxherët e Shërbimeve Financiare dhe Sigurimeve, privat – 8,000 €

Mjekët e përgjithshëm, privat – 7,968 €

Drejtues të organizatave të tregut të punës dhe biznesit, privat – 7,938 €

Kryemjekë, privat – 7829 €

Kryemjekët, komuna – 7668 €

Drejtuesit e pushtetit rajonal dhe lokal dhe zyrtarët e lartë, bashki – 7,304 €

Drejtorët e Politikave dhe Planifikimit, privat – 7,185 €

Shefi i financave, shtet- 7,085 €

Menaxherët e kujdesit shëndetësor, bashki – 7,070 €

Rrogat e ulëta llogariten katër herë më pak se pagat e larta. Në këtë kategori bëjnë pjesë ata me pak ose aspak shkollim apo kualifikim. Këtu janë kryesisht të punësuar emigrantët të sapoardhur në Finlandë, të cilët pavarësisht shkollimit apo kualifikimit në vendet e origjinës, për arsye të kuptueshme nuk kanë një nivel të mjaftueshëm të njohurive të gjuhës finlandeze, apo të tregut të punës në Finlandë.

Fitimet minimale mujore

Ndarësit e mbeturinave, private – 1609 €

Ndarësit e mbeturinave, bashki – 1,739 €

Mirëmbajtësit, bashki – 1,753 €

Punëtorë, bashki – 1,756 €

Montues të produkteve industriale, bashki – 1,765 €

Punëtorët ndihmës kopshtarie, privat – 1,784 €

Druvarë dhe punëtorë pylli, privat – 1890 €

Ndihmëse edukatore kopshtesh, privat – 1920 €

Punëtorët ndihmës në sektorin e ndërtimit, bashki – 1,921 €

Ndihmës mësuese në shkollë, privat – 1,955 €

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *