PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

SUPO: Ekstremi i djathtë dhe islamikët, kërcënim terrorist për Finlandën

,

Kërcënimi më i madh i një sulmi të mundshëm terrorist në Finlandë paraqitet aktualisht nga individë ose grupe të vogla që mbështesin ideologjinë e ekstremit të djathtë ose islamikë fondamentalist, sipas raportit Vjetor 2020 të publikuar sot nga Shërbimi i Sigurisë dhe Inteligjencës Finlandeze, SUPO.

Kërcënimi ka mbetur në nivelin 2, në sistemin me katër shkallë. Pra, është i njëjtë me vitin e kaluar, por agjencia shtoi se aktivitetet e grupeve të ekstremit të djathtë në veçanti po bëhen gjithnjë e më shqetësuese. Finlanda ka mbetur në Terror Threat (Kërcënimi nga Terrorizmi) niveli 2, qysh prej sulmit terrorist në Turku në gusht 2017.

E djathta ekstreme, kërcënimi në rritje

Supo raportoi edhe në tetor të vitit të kaluar, se rreziku i paraqitur nga grupet e ekstremit të djathtë ishte intensifikuar në Finlandë. Supo ka vazhduar të identifikojë operatorë (individë apo grupe) të ekstremit të djathtë me kapacitetin dhe motivimin për të kryer një sulm terrorist. Këto grupe u rritën në numër gjatë mesit të viteve 2010, por zgjerimi i tyre është ndaluar në vitet e fundit.

“Grupet e ekstremit të djathtë të identifikuar nga Supo janë zakonisht të lidhura me mjedisin ndërkombëtar të krahut të djathtë ekstrem,” shkroi drejtori i Supo Antti Pelttari në njoftimin për shtyp, duke shtuar se prova të përgatitjeve konkrete për një sulm gjithashtu janë shfaqur.

Duke folur në një konferencë shtypi të martën në mëngjes, Shefi i Analizës së Supo, Pekka Hiltunen shpjegoi se një shembull i kësaj do të ishte marrja e pajisjeve të përshtatshme për një sulm. Policia dyshoi për një grup antimigracioni, të ekstremit të djathtë të quajtur Aleanca Nacionaliste që po përgatitej për të kryer një krim të dhunshëm vitin e kaluar, por autoritetet vendosën të mos e ndiqnin çështjen për shkak të mungesës së provave të mjaftueshme.

Planet dolën në dritë gjatë një hetimi policor në tentatativën për vrasjen e asistentit të Partisë Finlnadezët e Vërtetë (Perussuomalaiset), Pekka Kataja, vitin e kaluar, ku gjithashtu dyshoheshin të përfshirë eksponentë të ekstremit të djathtë.

Më tej, Supo vuri në dukje se teoria e ‘Zëvendësimit të Madh’, e cila pretendon se popullsia e bardhë evropiane po zëvendësohet në mënyrë demografike dhe kulturore nga njerëz jo-evropianë përmes migrimit masiv, është cituar gjithnjë e më shumë në qarqet e ekstremit të djathtë.

Termi është përdorur gjithashtu në Finlandë nga një numër deputetësh, duke përfshirë kryetarin e Perussuomalaiset, Jussi Halla-aho dhe nënkryetaren e partisë Riikka Purra. Purra justifikoi përdorimin e termit në lidhje me diskutimet rreth ndryshimeve demografike gjatë një interviste me Image Magazine në janar, ndërsa Halla-aho foli për teorinë gjatë një interviste në anglisht në podcast të Yle News ‘All Points North./YLE

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *