PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Të premten, demonstrata kundër qeverisë. Organizatorët kontaktojnë policinë

,

Organizatorët e demonstratës së auutokolonës kanë marrë kontakte me policinë. Demonstrata është planifikuar për të premten për të protestuar ndaj qeverisë finlandeze për kufizimet e koronavirusit dhe rritjen e çmimit të karburantit. Autokolona synon të bllokojë qendrën e Helsinkit.

Kontaktet me demonstruesit u konfirmuan nga Jarmo Heinonen, Komisioner i Departamentit të Policisë së Helsinkit.

Megjithatë, ende nuk është bërë asnjë demonstrim zyrtar i kërkesës për leje dhe asnjë nga organizatorët nuk është marrë personalisht me departamentin e policisë. Heinonen, për shembull, nuk mund të komentojë identitetin e Annika Finlandës, e cila është profilizuar si organizatorja kryesore e eventit dhe për të cilën ka pasur shumë spekulime.

– Konsultimi me organizatorët nuk ka qenë i drjetpërdrejtë, dmth askush nuk e ka vizituar departamentin personalisht. Koha po kalon. Nëse demonstrata do të organizohet me leje, kërkesa duhet të bëhet jo më vonë se ora 18:00 e së enjtes në mbrëmje, pra 24 orë përpara orës së planifikuar të fillimit të manifestimit. Nëse vjen me kohë, policia do të reagojë sipas ligjit, gjegjësisht do të sigurojë sigurinë e demonstratës, përndryshe reagimi do të jetë i ndryshëm, thotë Heinonen.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *