PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Thirrje kandidatëve në zgjedhjet lokale të Finlandës

, ,

Zgjedhjet lokale në Finlandë do të mbahen me 13 qershor. Panalbanian.com ka vendosur t’i ofrojë hapësirë falas të gjithë shqiptarëve që kandidojnë për t’u zgjedhur në këshillat e qyteteve në mbarë Finlandën.

Sipas informacioneve janë rreth 10 kandidatë që konkurojnë nën flamujtë e partive të ndryshme. Panalbanian.com do të kishte dëshirë të jepte më shumë informacion rreth akgtivitetit profesional dhe angazhimeve politike dhe qytetare të kandidatëve.

Për komunitetin shqiptar, sikurse për çdo qytetar të përgjegjshëm në një shoqëri demokratike kur hedh votën nuk mjafton thjesht kombësia e kandidatit, por njohuritë rreth personalitetit të tij, vlerave, idealeve dhe objektivave.

Sigurisht, ata që kanë qenë të zgjedhur dhe ata që duan të zgjidhen në këshillat lokale edhe me votën e shqiptarëve, unë besoj se duhet të demonstrojnë se kanë një ofertë, kanë një projekt, kanë një betejë që duan ta bëjnë edhe për bashkëatdhetarët e tyre.

Sot, këtë hapësirë do ia dedikoj kandidates së socialdemokratëve të qytetit të Tampere, Silvana Berki. Suksese!

Më kontaktoni tek adresa e email: arkousa@gmail.com ose në facebook.

Artur Kopani

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *