5492 infeksione të reja me korona janë regjistruar sot në Finlandë, thotë Departamenti i Shëndetësisë dhe Mirëqenies. Qysh nga shpërthimi i pandemisë janë regjistruar gjithsej 282 831 raste me korona.
Në dy javët e fundit, incidenca e koronavirusit ka qenë 628 raste për 100,000 banorë.
Rritja më e madhe e infeksioneve ishte ende në rrethet spitalore të Helsinkit dhe Uusimaa, ku u raportuan 2,724 infeksione të reja.
656 infeksione të reja u regjistruan në Pirkanmaa dhe 280 në Päijät-Häme.
Janë regjistruar shtatë vdekje të reja. Gjithsej 1,599 njerëz kanë vdekur nga sëmundja e lidhur me koronavirusin në Finlandë.
Leave a Reply