PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

U deklarua kundër Ukrainës në NATO. Një kryetar i ri për Komisionin e Jashtëm të Parlamentit

, ,

Partia ekstremiste e Finlandezëve të Vërtetë prezantoi sot një kandidaturë me influencë në politikën finlandeze për të marrë drejtimin e Komisionit të Jashtëm Parlamentar. Riikka Purra, kryetarja e partisë, propozoi që deputeti Jussi Halla-aho, njëherësh ish-kryetari i partisë, të zëvëndësojë Mika Niikko, i cili dha dorëheqjen të martën.

Mika Niikko, deputet i së njëjtës parti, dha dorëheqjen pasi deklarata e tij për Ukrainën solli kritika të forta nga të gjithë krahët e politikës dhe media. Në një postim në Twitter, që e justifikoi si neglizhencë, Niikko deklaroi se presidenti francez Emmanuel Macron ose dikush tjetër tani duhet “të dalë para publikut dhe të thotë se Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO”.

Niikko është akuzuar më herët për lidhje të forta biznesi dhe financiare me Kinën, të cilat u investiguan nga autoritetet dhe media.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *