Fundjava do të vazhdojë të shoqërohet me reshje bore në mbare Finlandën. Instituti Meterologjik njofton se trashësia e borës vende-vende do të arrijë në 30 cm. Kushtet e drejtimit të automjeteve janë të vështirësuara qysh pas mesnatës së shkuar. Të dielën pritet të ketë një rritje të temperaturave, ndërsa të hënën dhe në vazhdim pritet të kemi një mot pa reshje.
Videoja e bashkangjitur tregon se si po lëvizin rrymat e ajrit dhe sasia e reshjeve gjatë fundjavës në Finlandë. Kjo video është përgatitur nga Foreca, instituti Meterologjik i Finlandës.
Leave a Reply