PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Shqipërisë po ikin punëtorët dhe mbi 40 % punojnë në të zezë

, , , , ,

Emigracioni i lartë dhe lindshmëria e ulët ka sjellë një rënie të madhe të numrit të popullsisë në moshë pune, një studimi të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) të publikuar nga Monitor.

Të dhënat tregojnë se gjatë 2014-2020, popullsia në moshë pune shënoi rënie me 2% në Shqipëri. Rënia ishte më e lartë në Serbi me 7.5% dhe në Bosnjë, me 4.5%.

Ritmet e rënies ishin më të ulëta në Maqedoninë e Veriut me 1.8%, ndërsa në Malin e Zi dhe në Kosovë, popullsia në moshë pune erdhi në rritje për të njëjtën periudhë përkatësisht me 0.2 dhe 1.6%.

Sipas RCC-së, rënia e popullsisë në moshë pune, po nxitet nga nivele të ulëta të lindshmërisë dhe emigracionit në të gjithë Rajonin.

Rënia e popullsisë në moshe pune në Ballkanin Perëndimor ishte dy herë më e lartë se në BE, ku grupmosha (+15) u reduktua me 1,5% gjatë 2014-2020. Në ato ekonomi ku popullsia në moshë pune është në rënie, sistemet e mbrojtjes sociale janë nën presion për shkak të rritjes së raportit të varësisë për moshën e tretë.

Gjithashtu popullsia në moshe punë në Ballkanin Perëndimor vuan nga shkalla e lartë e inaktivitetit. Shkalla e pjesëmarrjes në forcën e punës ishte mesatarisht 59% në rajon në vitin 2020, shumë poshtë mesatares së BE -së prej 27%.

“Dembelizmi” në Ballkan është tipar i grave, të cilat janë më pak të integruara në tregun e punës dhe moshave të reja.

Pjesëmarrja në forcën e punës së popullsisë në moshë punë ndikohet shumë edhe nga niveli arsimor në Ballkan.

Sa më i ulët niveli arsimor, aq më e madhe shkalla e dekurajimit. Duke analizuar forcën e punës sipas nivelit arsimor, shihet se 80 % e popullsisë me arsim të lartë merr pjesë në forcën e punës.

Në të kundërt, mbi 45% e atyre me arsim fillor nuk kërkojnë punë sepse besojnë se nuk ka një të tillë për nivelin e tyre të edukimit.

Vetëm popullsia në moshë pune me arsim të lartë ka nivel pjesëmarrje në forcën e punës në nivel të krahasueshëm me Bashkimin Europian.

Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor kanë informalitetin më të lartë të tregut të punës në të gjithë Europën. Shkalla e punësimit informal në rajonin tonë është në intervalin prej 20-30%. Por, Shqipëria bën përjashtim, informaliteti në punësim është mbi 40%.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *