PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Abazoviç uron Kosovën në përvjetorin e pavarësisë

,

Zv.kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç uroi Kosovën me rastin e 13-vjetorit të Pavarësisë duke u shprehur: “Ju dërgoj urimet e mia më të sinqerta me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Duke vlerësuar marrëdhëniet miqësore dhe fqinjësore midis dy vendeve tona, ne po shohim përpara për bashkëpunim që do të sjellë përfitime për qytetarët e Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës.

Abazoviç përgëzoi qytetarët e Kosovës për zgjedhjet e suksesshme parlamentare më 14 shkurt, të cilat, siç deklaroi ai, ishin një shembull i demokracisë dhe vullnetit të shprehur lirisht të qytetarëve. “Merrni shprehjet e respektit tim më të lartë dhe përshëndetjet e përzemërta,” përfundoi Abazoviç. Urimi i tij nuk është pritur mirë nga mediat në Serbi, që ndër të tjera shkruajnë:  “Abazoviç uroi pavarësinë e të ashtuquajturës Kosovë”, “Abazoviç uroi ‘pavarësinë’ e Republikës së rreme të Kosovës”, “Kjo është faleminderit për donacionet”, “Abazoviç uroi pavarësinë e njëanshme të Kosovës”.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *