PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Kosova mori nga emigrantët 9 miliardë Euro në 13 vjet

, , ,

Për 13 vjet, Kosova ka pranuar afër nëntë miliardë euro remitenca. Këto mjete financiare që dërgojnë qytetarët e Kosovës, të cilët jetojnë jashtë vendit, te familjet e tyre, nuk kanë munguar edhe gjatë pandemisë me COVID-19.

Gjashtëmbëdhjetë qershori shënon Ditën Ndërkombëtare të Remitencave Familjare. Në këtë ditë njihet kontributi i mbi 200 milionë migrantëve punëtorë, grave dhe burrave, që dërgojë para për mbi 800 milionë familjarë.

Në Kosovë, në vitin 2020, vlera e remitencave, sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), ishte rreth 940 milionë euro. Kurse në tremujorin e parë të këtij viti, vlera e remitencave kap shumën e mbi 200 milionë eurove.

Mbi 65 për qind e kosovarëve varen nga remitencat. Pjesa më madhe e remitencave, sipas të dhënave të BQK-së, shkojnë për konsum, pastaj në investime, kryesisht në blerje të patundshmërive.

Numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, deri në fund të vitit 2018, vlerësohet të jetë mbi 850 mijë banorë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *