Tetë viktima të reja nga sëmundja COVID-19 janë regjistruar të dielën (21 mars) në Kosovë, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, përmes një njoftimi.
Viktimat janë nga komunat: Prishtinë 2 raste, Ferizaj 1, Gjilan 1, Kaçanik 1, Klinë 1, Mitrovicë 1 rast dhe Prizren 1 rast.
IKSHPK ka bërë të ditur se bazuar në 4.838 mostra të testuara, pozitivë në koronavirus kanë rezultuar edhe 793 persona.
Më së shumti raste janë regjistruar në Prishtinë, gjithsej 295.
Nga sëmundja COVID-19 janë shëruar edhe 352 pacientë, ndërsa raste aktive aktualisht janë 12.342.
Përfshirë këto të dhëna, që nga mesi i muajit mars të vitit 2020, në Kosovë janë regjistruar gjithsej 82.185 raste me koronavirusin e ri. Prej tyre, 68.083 janë shëruar ndërsa 1.760 kanë vdekur.
Leave a Reply