PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Pandemia, Maqedonia e Veriut më keq se Kosova

, , ,

Të premten në Kosovë janë shënuar edhe tetë viktima të reja nga koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK) thuhet se dy viktima janë regjistruar në Kamenicë dhe nga një në Ferizaj, Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Gjilan dhe Prizren.

Gjatë 24 orëve të fundit në laboratorët privatë dhe publik janë testuar edhe 3.146 mostra të dyshimta, prej të cilave 356 kanë dalë pozitive në koronavirus. Pra, 11 për qind e personave të testuar kanë rezultuar pozitivë në COVID-19.

IKSHPK njofton se gjatë kësaj periudhe janë shëruar edhe 680 pacientë ndërsa numri i rasteve aktive është 11.034.

Përfshirë edhe këto të dhëna, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë, që nga marsi i vitit 2020, ka arritur në 103.480, prej të cilëve 90.328 janë shëruar ndërsa 2.118 kanë vdekur.

Maqedonia e Veriut

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 2.841 teste të kryera janë regjistruar 489 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 155 vetëm në Shkup. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 905 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 33 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 149.710 raste, prej të cilëve 127.139 janë shëruar, kurse 4.628 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht 17.943 raste aktive me virusin korona.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *