Propozim-ndryshimi i ligjit për regjistrim u rikthye në seancë plenare për votim përfundimtar para deputetëve. Shumë nga deputetët e opozitës shqiptare u paraqitën për të marrë fjalën, duke u nisur, siç thanë ata, nga rëndësia e ligjit. Tensionimi i situatës solli kërkesën e koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa për një pushim 1 orësh. Ligji nuk do të miratohet pa u shterur debati.
Regjistrimi i popullsisë në vend, në vend të muajit prill, me propozim-ndryshim të ligjit parashihet të mbahet nga data 5 deri më 30 shtator. Regjistrimi elektronik i diasporës parashihet të mbetet i vlefshëm dhe i hapur deri në përfundim të procesit në fund të shtatorit. Vendimi erdhi pas takimit të fundit të liderëve Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski.
Në të njëjtën seancë me regjistrimin është edhe ndryshimet në Kodin zgjedhor të cilat rregullojnë përdorimin e terminaleve për shenjat e gishtave gjatë votimit dhe shtyrjen e zgjedhjeve lokale për në gjysmën e dytë të muajit tetor.
Qeveria siguron diasporën: Do të regjistroheni
Shqetësime ka krijuar në diasporë deklarata e kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, se diaspora do të evidentohet dhe nuk do të regjistrohet.
Enti shtetëror për Statistika qetëson diasporën. Zëvendësdrejtori i Entit, Ilmi Selami thonë se ligji është i qartë, se sikur popullata rezidente ashtu diaspora do të regjistrohen. Qëndrimet e Mickevskit i ka quajtur politike.
Në mbështetje të Entit të Statistikave ka dalë edhe, kryeministri Zoran Zaev, i cili deklaroi se Mërgata regjistrohet.
Nuk është në rregull që diaspora të na duhet atëherë kur duhet të na votojnë, e të mos na duhet kur na jep para, kur duhet ta regjistrojmë, kur u ndihmon amvisërive. Diaspora është popull i yni. Sot është jashtë, nesër do të jetë këtu. Mundet që nesër dikush prej nesh të jetë jashtë, ndërsa diaspora do të jetë këtu. Ai është populli ynë. Ne e regjistrojmë të gjithë popullin tonë pa dalim nëse është në shtëpi ose jashtë – tha Zoran Zaev, kryeministër.
Edhe Ligji për Regjistrim për vitin 2021 por edhe metodologjia, e shpjegojnë qartë se popullsia jorezidente regjistrohet. Madje në Ligjin për regjistrim nuk ndodhet fare fjalia evidentim. Neni 6 i ligji për regjistrim saktëson qartë: Në Regjistrim do të përfshihen:
Neni 6 (Ligji për Regjistrim)
1. Personat – shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët kanë vendbanim ose vendqëndrim në Republikën e Maqedonisë së Veriut, pa marrë parasysh nëse në momentin e Regjistrimit gjenden në Republikën e Maqedonisë së Veriut ose jashtë vendit,
– shtetas të huaj që qëndrojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut me leje qëndrimi dhe
– personat pa shtetësi që në momentin e zbatimit të Regjistrimit janë hasur në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
2. Amvisëritë të personave nga paragrafi 1 i këtij neni;
3. Banesat dhe hapësirat tjera të banuara.
Në pikën 5 të Metodologjisë për Regjistrim, potencohen qartë tre kategori të cilat përfshihen në regjistrimin e vitit 2021.
Popullsia e plotë rezidente.
Popullsia jo e plotë rezidente.
Popullsia e plotë e regjistruar, e cila do të jetë kategoria që do I përshijë në një vend të gjithë qytetarët e regjistruar, pa dallim nëse janë rezident, ose diasporë.
Leave a Reply