PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Mëmëdhe, situata e sëmundjes dhe e vaksinave

, , , ,

Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar pozitivë 446 raste të reja me COVID-19, ndërsa kanë humbur jetën edhe 15 qytetarë. Kështu numri i personave të infektuar që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në  118,938, kurse ai i viktimave ka shkuar në 2092.

Kosovë

Në Kosovë të mërkurën janë shënuar edhe 8 viktima të reja nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në bazë të 4.388 mostrave të testuara në laboratorët e institucioneve shëndetësore publike dhe ato private, pozitivë në koronavirusin e ri kanë dalë edhe 709 persona.

Maqedoni e Veriut

Nga 4.094 teste të kryera janë regjistruar 1.293 raste të reja me Covid-19. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 24 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar gjithsej 115.222 raste, prej të cilëve 99.015 janë shëruar, kurse 3.388 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka 12.819 raste aktive .


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *