Viktima dhe numër i lartë të infektuarish ka patur edhe sot në Shqipëri, dhe Kosovë, ndërsa Maqedonia e Veriut raporton një situate opitimiste sa i takon numrit të vaksinave kineze dhe ruse që do të ketë në dispozicion për një kohë të shkurtër.
Shqipëria
Ministria shqiptare e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale raportoi sot 15 persona të vdekur, ndërsa 1085 persona rezultojnë të infektuar me koronavirus. Ndër ata që humbën betejën me virusin janë 7 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlorë, 2 qytetarë nga Berati, 1 qytetarë nga Fier, 1 qyetar nga Korçë, 1 qyetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Mati, të moshave 63-87 vjeç.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 648 pacientë, 42 në terapi intensive, nga të cilët 15 pacientë janë të intubuar. Gjatë ditës së sotme janë kryer 1242 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 7970 vaksinime antivCOVID. Në 24 orët e fundit janë shëruar 1085 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 65,403 që nga fillimi i epidemisë.
Sot është hapur edhe pavioni i dedikuar COVID në Spitalin Rajonal të Elbasanit, duke u zgjeruar me 3 spitale rajonale trajtimi i pacientëve me COVID19, përpos 4 spitaleve COVID në Tiranë.
Kosovë
IKSHPK ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë 4 të vdekur dhe 368 të infektuar. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (71, 86 vjeç), Prizren 1 rast (78 vjeç) dhe Shtime 1 rast (62 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 67.008 raste dhe 1.579 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 241 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 58.600 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.829.
Maqedoni e Veriut
Në ditën e 7 të vaksinimit ka shkuar në 1300 numri i punonjësve shëndetësor të cilët e kanë marrë dozën e parë të vaksinës. Sot u vaksinua stafi mjekësor i Klinikës së Traumës dhe Ortopedisë.
Nga Ministria e Shëndetësisë janë optimistë se brenda kësaj jave do të vijë kontingjenti prej 200 mijë dozash nga Pekini. Por, ende nuk kanë informacion të qartë se kur do të vijnë 100 mijë doza ruse të llojit Sputnik V. Ndërkaq, muajin mars pritet të vijë edhe 20% i vaksinave të porositura përmes sistemit Covax, që sipas paralajmërimeve do të vijnë të llojit Astra&Zeneca. Përderisa janë dhënë 1/3 e dozave të vaksinave Pfizer të arritura donacion nga Serbia, nga Ministria e Shëndetësisë thonë se shifër e njëjtë e rezervuara për personelin mjekësor, do të arrijë gjithashtu brenda javës.
Leave a Reply