PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Të fundit në Ballkan. Pasaporta shqiptare lejon vetëm 113 vende pa vizë. Kosova në vetëm 40

, , , , , ,

Qytetarët e vendeve të Ballkanit nuk janë ende të relaksuar kur vendosin të bëjnë udhëtime jashtë vendit, pasi shumë e shumë vende të botës ende iu kërkojnë të pajisen me vizë. Rajoni juglindor i Europës, përveç Kosovës, ka përfituar nga regjimi i lëvizjes pa viza në vendet e BE-së, por sërish i kërkohet viza në shumë destinacione.

Në këtë renditje globale, pasaporta e Serbisë te lejon të udhëtosh në 135 vende të botës pa vizë. Të gjitha vendet e dala nga ish-Jugosllavia janë më mirë se Shqipëria, e cila mban në kurriz edhe izolimin total 50 vjeçar të regjimit komunist. Pasaporta shqiptare të lejon të udhëtosh në 113 vende pa u pajisur me vizë paraprake nga ambasadat.

Padrejtësia më e madhe i bëhet qytetarëve të Kosovës. Ata mund të udhëtojnë vetëm në 40 vende pa vizë. Pavarësisht se Kosova i ka plotësuar të gjitha detyrimet, BE ende nuk ka hequr vizat, sikurse ka premtuar. Kosova ështe një shtet demokratik, me demokraci funksionale dhe reflekton siguri për fqinjët dhe rajonin, por një vendim pozitiv i BE- së do të jetë një sinjal i mirë që pasaporta e shtetit të ri më të Europës të respektohet globalisht.

Pasaportat e Ballkanit

39 – Serbia – 135 vende

47 – Maqedonia e Veriut – 125 vende

48 – Mali i Zi – 123 vende

54 – Bosnja Hercegovina – 116 vende

56- Shqipëria – 113 vende

108 – Kosova – 40 vende

Pasaportat janë krahasuar nga Henley & Partners me qendër në Londër, e cila ka përditësuar Indeksin e Pasaportave Henley për krahasimin e pasaportave që nga viti 2006. Ajo merr të dhëna nga Shoqata Ndërkombëtare e Aviacionit (IATA).

Henley & Partners krahason pasaportat nga 199 vende dhe 227 vende ose territore. Për shembull, Tajvani, i cili i përket Kinës, shënohet si destinacion, edhe pse nuk është një shtet i pavarur.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *