“Tri mijë qytetarë nga Shtetet e Bashkuara kanë dalë vullnetarë për Ukrainën”, tha një përfaqësues i ambasadës ukrainase në Uashington për Zërin e Amerikës.
Këtë javë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi se 16 mijë shtetas të huaj ishin bashkuar me brigadat e krijuara ndërkombëtare. Ukraina në disa raste u ka bërë thirrje të gjithëve me përvojë luftarake për të ndihmuar në luftën kundër Rusisë.
Madje më shumë se 66 mijë qytetarë ukrainas që jetojnë jashtë vendit janë kthyer në atdheun e tyre për të luftuar, sipas ministrit ukrainas të Mbrojtjes Oleksiy Reznikov.
Leave a Reply