PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Mbi 8 mijë të infektuar. Rëndohen pasojat e Covid në Finlandë

, ,

Instituti Kombëtar i Shëndetit dhe Mirëqënies, THL tha sot se aktualisht në spitalet e Finlandës janë 718 persona që janë diagnostikuar me infeksionin e koronavirusit. Në rajonin e kryeqytetit HUS, llogariten se 20 deri në 30 për qind e të gjithë pacientëve me koronavirus nuk kanë pasur koronavirusin si arsye kryesore për shtrimin në spital, por sëmundje të tjera.

Në terapi intensive janë 64 persona. Shifra është më e larta në një muaj.

74 persona kanë vdekur nga koronavirusi që nga e mërkura e shkuar. Kjo shifër është edhe më e larta për këtë muaj.

8,382 infeksione të reja me koronavirus janë raportuar në Finlandë.

Shifrat e infeksionit nuk pasqyrojnë plotësisht situatën, pasi jo të gjithë me infeksion të dyshuar koronavirus janë testuar aktualisht në Finlandë.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *