Demonstrata e quajtuar Autokolona e Lirisë në Mannerheimintie në Helsinki u shpërnda me forcë gjatë natës së shkuar. Në të morën pjesë rreth 300 vetë për të protestuar kundër kufizimeve dhe rritjes së çmimeve, duke imituar një protestë që u zhvilluar ditë më parë në Kanada.
Policia filloi të tërheqë automjetet nga rruga – para parlamentit – me karrotrecë, pak para orës 23:00. të premten, dhe operacioni i transferimit të automjeteve ka vazhduar deri pas orës 14:00.
Protesta ishte planifikuar të zgjaste deri në orën 22:00, por vazhdoi edhe gjatë natës. Pjesa më e madhe u larguan në kohën e lajmëruar, por shumica e atyre që qëndruan ishin të dehur.
Sipas kryekomisionerit Jarmo Heinonen, policia tërhoqi dhjetëra automjete nga Mannerheimintie.
Protestuesit kanë bllokuar dhe ushtruar presion ndaj policisë që të ndalojë tërheqjen e automjeteve. Goma e një kamioni tërheqës është shpuar me thikë, thotë policia pak para orës 12:00.
Policia tha se kishte bërë gjithsej 55 arrestime gjatë mbrëmjes, dy prej të cilave kanë qenë të lidhura me kundërshtimin e dhunshëm të urdhërit.
Sipas policisë, trafiku në Mannerheimintie u kthye në normalitet rreth orës katër të mëngjesit të së shtunës. Në rrjetet sociale, pjesëmarrësit kanë shprehur synimin për të vazhduar edhe sot demonstrimin e tyre.
Leave a Reply