PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Presidenti anullon pritjen për Ditën e Pavarësisë

, ,

Zyra e Presidentit anulloi sot pritjen tradicionale të festës së Pavarësisë. Sipas njoftimit, përkeqësimi i situatës së koronës pengon që festimet të mbahen në Ditën e Pavarësisë, më 6 dhjetor, në Pallatin Presidencial në Helsinki. Kancelaria do të anulojë ftesat për veteranët dhe të ftuarit e tjerë.

Zyra e Presidentit tha se festa mund të ishte mbajtur nëse pjesëmarrësve do t’u kërkohej të kishin një pasaportë koronavirusi. Sipas Kancelarisë, është për të ardhur keq që legjislacioni aktual lë një boshllëk, që pengon kërkesën dhe verifikimin e pasaportës koronavirus në ngjarjet zyrtare të sektorit publik. Pritja e Ditës së Pavarësisë është një nga këto ngjarje.

Kancelaria thekson se gjatë pandemisë së koronës, aktivitetet e tyre kanë marrë në konsideratë sa më shumë situatën e koronavirusit dhe kanë respektuar kufizimet dhe rekomandimet aktuale të qeverisë.

Vitin e kaluar, për shkak të koronavirusit, Presidenca e organizoi pritjen gala në internet, ku përveç çiftit presidencial morën pjesë edhe të ftuar të tjerë. Këtë vit nuk do të ketë festime onlinë. Në festimet e Pallatit Presidencial zakonisht ftohen rreth 2000 persona.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *