Grupi ministerial për koronavirusin rekomandoi sot lehtësimin e kufizimeve të koronavirusit në rastet dhe ngjarjet me rrezik të ulët. Pra, nga mbyllja e plotë është vendosur të shkohet drejt masave më pak kufizuese.
Sipas ministres Hanna Sarkkinen, kufizimet do të hiqen gradualisht për ambjentet dhe rastet që THL i ka klasifikuar si aktivitete dhe tubime me rrezik të ulët. Disa nga vendet e listës së THL janë tashmë praktikisht të hapura, si psh. parukeritë, por disa janë krejtësisht të mbyllura, si kinematë.
Këto ambjente dhe aktivitete rekomandohen të hapen për publikun
- Dyqane të specializuara
- Dyqane që ofrojnë shërbime personale ose të mirëqenies (p.sh. parukeri)
- Sallone të përgjithshme në qendrat tregtare
- Dyqane ushqimore
- Tregjet në ambiente të mbyllura
- Tregjet dhe panairet në vende të hapura
- Kinematë ku shikuesit janë të ulur
- Ambiente të përdorura për teatrot amatore apo për aktivitete të ngjashme
- Parqet argëtuese, tematike dhe dëfryese në vende të mbyllura dhe kopshtet zoologjike
- Bibliotekat
- Aktivitete e grupeve te korit, deri në 10 persona
- Muzeumet
- Opera / koncerte me ndenjëse të përcaktuara
- Koncerte masive në ambiente të mbyllura me ndenjëse të përcaktuara
- Sportet në salla, ku për ndjekësit janë të përcaktuar ulëset
- Ekspozita dhe galeri arti
- Teatrot kur përcaktohen ulëset
- Sportet në natyrë me një distancë sigurie prej 2 m
- Shkollat fillore dhe 9 vjeçare, mësim i rregullut
- Arsimi parashkollor
- Universitete dhe Kolegje, mësimdhënie normale
- Shkollat e mesme, mësimdhënie normale
- Baret
- Restorantet
- Mencat dhe kioskat
- Zyrat
- Objektet sociale të vendeve të punës
- Përdorimi i brendshëm për sporte individuale ose ushtrime
- Sauna dhe pishina publike
- Takime shpirtërore, hapësira të jashtme
- Kënde lojërash në ambjente të mbyllura dhe kënde lojërash
Kufizimet e koronavirusit vendosen nga agjencitë qeveritare rajonale. Ministria e Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë do t’u dërgojë sot një letër udhëzuese për lehtësimin e kufizimeve.
Ministria shpreson që nga fillimi i shkurtit, agjencitë e qeverisë rajonale dhe bashkitë do të marrin parasysh udhëzimet në vendimet e tyre.
Leave a Reply