PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Sërish viktima dhe të infektuar, ndërsa vazhdon vaksinimi

, , ,

5 të vdekur dhe 506 raste të reja me COVID-19 janë raportuar në 24 orët e fundit bë Kosovë. Kështu kanë njoftuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (62 vjeç), Gjakovë 1 rast (72 vjeç), Prishtinë 1 rast (70 vjeç), Viti 1 rast (59 vjeç), Vushtrri 1 rast (69 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 102.742 raste dhe 2.105 raste të vdekjes.

Në sallën “1 tetori” në Prishtinë po vazhdon vaksinimi i personave të moshës mbi 75-vjeç të shoqëruar me sëmundje kronike.

Koordinatori i kësaj qendre, Niman Bardhi tha se nga data 8 prill e deri më sot janë vaksinuar mbi 2930 persona, prej tyre 1311 të moshës mbi 75-vjeç të shoqëruar me sëmundje kronike, 191 personel shëndetësor, 1261 nga grup-moshat mbi 80 dhe mbi 85-vjeç, dhe 54 persona në dializë.

Bardhi tha se deri më sot në Kosovë janë vaksinuar rreth 20 mijë persona, si dhe pritet që Komiteti drejtues të vendos se me cilën kategori të personave të vazhdojë vaksinimi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *