Takimi i djeshëm i Këshillit rus të Sigurisë flet shumë për marrëdhëniet e mundshme të pushtetit dhe tensionet mes lidershipit të vendit. Përveç Presidentit Vladimir Putin, një nga të përfshirët ishte Sergei Naryshkin, kreu i shërbimit të sigurisë SVR, ish-kryetar i Dumës dhe ish-kreu i personelit në Kremlin.
Për ata që kanë patur rastin ta shohin, biseda e tyre i ngjan shumë bisedës mes dikatorit Enver Hoxha dhe Kadri Hazbiu.
Sergei Naryshkin, së bashku me pjesëmarrësit e tjerë, u morën në pyetje nga Presidenti Vladimir Putin. Një video e shkëmbimit të fjalëve, tani e nëntitruar në anglisht, tregon më poshtë se si lideri i spiunëve të Rusisë ishte në një ankth të madh.
Shkëmbimi do të fillojë kur Naryshkin po përfundonte fjalën e tij, duke thënë se Perëndimit do t’i jepet një shans i fundit për të detyruar Kievin të respektojë marrëveshjet e Minskut.
Vladimir Putin reagoi në mënyrë të menjëhershme dhe tendencioze. Kryespiuni i Rusisë i frikësuar përsëriste si papagall fjalët e Putin. Gazetari dhe prodhuesi i filmave dokumentarë në Kaukazin e Jugut, Pieter Liakhov e ka publikuar dhe përkthyer videon në anglisht. Tek ky link është video orgjinale me përkthim të shkruar në anglisht https://twitter.com/peterliakhov/status/1495851796782362628
Më poshtë vijon një përkthim i përafërt në shqip i bisedës:
Vladimir Putin: Çfarë do të thotë? “Në rastin më të keq?”. A sugjeroni fillimin e procesit të negociatave?
Sergei Naryshkin: Eh, jo, unë…
Vladimir Putin: Apo njohja e pavarësisë?
Sergei Naryshkin: Uh, unë…
Vladimir Putin: Fol, fol, fol thjesht.
Sergei Naryshkin: Unë do të mbështes propozimin për njohje…
Vladimir Putin: “Unë do të mbështes” apo “Unë do të mbështes”? Fol drejtpërdrejt, Sergei Yevgenyevich.
Sergei Naryshkin: Unë e mbështes propozimin…
Vladimir Putin: Atëherë thuaj kështu. Po ose Jo.
Sergei Naryshkin: Po. Unë mbështes propozimin për aneksimin e Republikave Popullore të Donetskut dhe Luganskut në Federatën Ruse.
Vladimir Putin: Ne nuk po flasim për këtë, ne nuk po flasim për të. Po flasim nëse e njohim apo jo pavarësinë e tyre.
Sergei Naryshkin: Po. Unë e mbështes propozimin për njohjen e pavarësisë.
Vladimir Putin: Mirë. Te lutem ulu. Faleminderit.
Leave a Reply