PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Dita e Flamurit bashkon Shoqatën Trojet dhe Rrjetin e Bizneseve

, , ,

Shoqata Trojet zhvilloi në fundjavë një takim me Rrjetin e Bizneseve Shqiptare (RRBSH) në Finlandë. Në takim Shoqata Trojet u përfaqësua me kryetarin Artur Kopani, nënkryetaren Afërdita Krasniqi dhe Sekretaren Fikrije Salihu. Ndërsa Rrjeti i Bizneseve Shqiptare ne Finlandë përfaqësohej nga kryetari Omer Nura, nënkryetari Rrustem Ademaj dhe anëtarët e Bordit Sejdi Ibishi, Visar Prekadini, Hashim Çoçaj dhe Mentor Dreshaj
Në një bisedë të hapur dhe vëllazërore u fol për nevojën e bashkëpunimit të ngushtë mes shoqatave shqiptare për të harmonizuar planet dhe projektet në fuqizimin e komunitetit shqiptar ne Finlandë.
Mes ideve të ndryshme u fol për ngritjen e nje qendre kulturore shqiptare, si edhe per krijimin e nje fondacioni për mbështetjen e studentëve të talentuar shqiptare.
Po kështu, edhe për organizimin e një panairi të bizneseve shqiptare në Finlandë, si edhe gjetjen e rrugëve sa më efikase dhe moderne për promovimin e bizneseve, kulturës, artit, kulinarisë dhe traditave të pasura shqiptare.
Rezultati i parë ishte vendimi i Rrjetit Shqiptar të Biznesit për t’iu bashkëngjitur Shoqatës Trojet si organizator kryesor i festimeve për Diten e Flamurit, e cila do të mbahet me datë 26 nëntor.
Ndërkohë biznesmeni Hashim Çoçaj premtoi të sponsorizojë ëmbëlsirat që do t’u jepen fëmijëve gjate mbëmjes festive që Shoqata Trojet do të organizojë me 25 nëntor në shkollën Martinlakso të qytetit të Vantaa, një prej qendrave metropolitane ku jeton komuniteti më i madh shqiptar.
Në takim u ra dakord që të mbajmë të hapur një forum komunikimi, duke përfshirë edhe organizata të tjera të komunitetit shqiptar, që ndajnë të njëjtat vlera dhe vizion me ne.
Më pas, në Restorantin IL Gabbiano me pronar biznesmenin Omer Nura u ftuam të kalojmë sëbashku një mbrëmje të këndshme me drejtues të lartë të Komunës së Pejës.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *