Benzina e kaloi çmimin e dy Eurove për litër në zonën Metropolitane të Helsinkit. Mbrëmë çmimet e karburantit 98-oktan kushtuan dy euro në disa pika karburanti në Helsinki, Espoo dhe Vantaa.
Dy euro ishte një lloj kufiri i çmimet të karburantit, thotë Pasi Nieminen, Presidenti i Shoqatës Finlandeze të Automobilave.
– Rritja e kostove krahasuar me një vit më parë është me dhjetëra cent, tashmë duket qartë në kuletat e qytetarëve. Nëse nuk e reduktoni kohën në makinë, atëherë duhet të kurseni në diçka tjetër.
Një çmim më i lartë do të zvogëlojë udhëtimet me makinë në kohën e lirë,, vlerëson Nieminen.
– Të gjithë duhet të pyesin nëse ka alternativa për të përdorur një makinë. Nëse mund të shkoni në punë vetëm me makinën tuaj, duhet ta përdorni pavarësisht nga çmimi i karburantit.
Rritja e çmimit nuk do të prekë vetëm shoferët, por gjithashtu do të rrisë koston e transportit publik dhe do të përshpejtojë inflacionin, thotë Nieminen.
Karburanti më i shtrenjtë mund të zvogëlojë kërkesën për ca kohë, por me kalimin e kohës efekti do të zvogëlohet, beson ai. Pronaët e makinave mësohen me çmime edhe më të larta, për më tepër kur iu duhet të bëjnë udhëtimet e domosdoshme.
Çmimi i naftës ka të ngjarë të ulet vitin e ardhshëm
Çmimi i karburantit tani po rritet, veçanërisht nga çmimet e larta të naftës bruto. Çmimi i saj do të rritet dhe më shumë nga rimëkëmbja e shpejtë e ekonomisë botërore prej koronavirusit dhe ngurrimi i OPEC, një organizatë e vendeve prodhuese të naftës, për të rritur kapacitetin prodhues.
Në fillim të pandemisë së koronavirusit, çmimi i naftës ra në një nivel të ulët rekord, pasi kërkesa e saj u tkurr aq shpejt sa jo e gjithë nafta e prodhuar mund të magazinohej, thotë Hannu Nummiaro, një ekonomist në LähiTapiola.
Tani, nga ana tjetër, ekonomia po rimëkëmbet aq fuqishëm sa mallrat nuk arrijnë të prodhohen aq sa do të donin konsumatorët dhe për këtë arsye çmimet e tyre po rriten. Inflacioni, pra rritja e përgjithshme e çmimeve, është më e shpejtë se sa ka qenë për një kohë të gjatë.
– Megjithatë, vlerësohet se presionet inflacioniste janë kalimtare. Vitin e ardhshëm, nafta ka të ngjarë të bëhet më e lirë dhe ndikimi i çmimeve të energjisë në inflacion madje do të bëhet negativ, vlerëson Nummiaro./Yle
Leave a Reply